Gjellë me mashurka dhe patate
Përbërësit:
- 500 gr mashurka
- 2 qepë
- 2-3 patate
- 2-3 speca të gjata jeshile
- 2 domate
- 1 lgj salcë domate
- Vaj ulliri
- Hudhër sipas dëshirës
- Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim me vaj ulliri qepën, më pas shtojmë specat, kripë e piper dhe vijojmë kaurdisjen. Shtojmë salcën dhe domatet e prera në kubikë pa lëkurë. I trazojmë pak minuta dhe më pas shtojmë barbunjat e lara dhe të prera në dy- tre pjesë si dhe patatet në kubikë mesatare. Vendosim kapakun, i lemë pak minuta, më pas hedhim ujë të ngrohtë sa të mbulohen dhe e lëmë gatimin të ziejë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe e servirim të ngrohtë.