Mashurka me patate
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 domate
- 500 g mashurka
- 3 patate mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Në tenxhere skuqim qepën derisa të zbutet, shtojmë domatet dhe hudhrat. Sapo domatet të zbuten shtojmë mashurkat dhe patatet e prera në copa. Shtojmë ujë sa të mbulohen perimet edhe i ziejmë me temperature mesatare sa të zbuten dhe gjella të mbetet me pak lëng.




















