Gjellë me perime dhe qofte pule nga zonja Albana

26 Maj 2022, 16:54

Gjellë me perime dhe qofte pule

Përbërësit:

500 gr mish pule

1 lgj miell

3 patate

2 karrota

1 spec i kuq

1 spec jeshil

1 e ½ fç bizele

220 ml salcë domate

1 tufë majdanoz

Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e pulës e vendosim në blender ku shtojmë kripë, piper dhe 1 lugë miell. Pasi masa të bëhet kompakte realizojmë mini qofte të vogla. Në një tenxhere me vaj vegjetal skuqim karrotat dhe patatet e prera në kubikë mesatare. I largojmë perimet dhe në po atë yndyrë skuqim specat. Largojmë specat dhe vendosim të skuqen mini qoftet. Tek qoftet shtojmë të gjitha perimet e skuqura, bizelet dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë ujë derisa masa të bëhet kremoze dhe e mpiksur. Në fund, para se të bëjmë servirjen shtojmë