Gjellë me qiqra dhe sallam peperoni
Përbërësit:
- 250 gr qiqra
- 1 pako peperoni FIX
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 rrënjë selino
- 1 degë rozmarine
- 1 lgj salcë e koncentruar domatesh
- Buljon perimesh
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë qiqrat mbi 40 minuta dhe më pas kullojmë ujin. Kaurdisim me pak vaj ulliri qepën e grirë imët së bashku me suxhukun peperoni. Më pas shtojmë karrotën dhe selinonë, vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar salcën e domates dhe erëzat. Në fund shtojmë qiqrat dhe buljonin e perimeve. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet derisa të trashet lëngu. E servirim me pak rozmarinë dhe gjalpë të tretur përsipër.