Gjellë me qiqra, plot shije nga Mirela Andoni

12 Tetor, 11:12 | Përditesimi: 12 Tetor, 11:12

Gjellë me qiqra

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 1 degë selino
  • 1 patate
  • Sherebelë e trumzë
  • Qiqra ( të lëna në ujë 1 ditë më parë)
  • Një dorë spinaq
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisni qepën, selinon dhe karrotat e prera në kubikë, shtoni erëzat, pataten edhe qiqrat. Shtoni ujë dhe lërini të ziejnë 40 minuta. Në fund bluani pataten me 2 garuzhde gjellë dhe erëzat, e shtoni tek tenxherja dhe rregulloni shijen me kripë, lëreni të ziejë 10 minuta sa të ajkosen. Në fund shtoni spinaqin dhe fikeni sobën. I shijoni me pak spec djegës, piper të zi dhe vaj ulliri.

MC/Shqiptarja.com