Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë
Përbërësit:
- 1 kg qepë të njoma
- 2 thelpinj hudhër
- 3 vezë
- ½ tufë majdanoz
- 1 lgj nsieshte
- 200 ml qumësht
- Miks erëzash
- Kripë, piper
Përgatitja:
Grijmë imët qepët e njoma dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri duke i hedhur gradualisht. Pasi të bie volumi i qepëve shtojmë hudhrat të grira imët, kripë dhe erëza miks sipas dëshirës. Tek qumështi shtojmë pak niseshte dhe 3 kokrra vezë, i rrahim mire dhe masën e hedhim në tigan mbi qepët e kaurdisura. Vendosim kapakun dhe e lemë në temperaturë të ulët derisa të mpikset kremi.