Gjellë tigani me speca, domate dhe sallam turist nga zonja Albana

13 Qershor 2023, 11:44

Gjellë tigani me speca dhe sallam turist

Përbërësit:

  • 500 gr sallam turist FIX
  • 2 speca të gjatë
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec i verdhë
  • 100 ml verë të bardhë
  • 1 ls mjaltë
  • 500 gr domate
  • Pak spec djegës
  • Kripë, piper, rigon
  • Djathë të bardhë
  • Bukë të thekur

Përgatitja:

Presim sallamin ose kremviçe të tymosura në disqe dhe i skuqim në një tigan pa vaj. Ndërkohë presim specat për së gjati, ndërsa domatet i grijmë në rende. Vendosim në tiganin ku skuqëm sallamin specat, i kaurdisim pak, më pas i shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë mjaltin, rigonin, kripën, piperin dhe domatet e grira. E lëmë fërgesën të gatuhet dhe në fund e servirim shoqëruar me djathë të bardhë dhe bukë të thekur.