Gjellë vere me patëllxhanë
Përbërësit:
- 1-2 patëllxhanë
- 200 gr mish pule
- 1 spec
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 domate / pure domatesh
- 1/2 fç ujë
- 1 tufë majdanoz
- Piper i kuq, piper i zi
- Kripë, rigon
Përgatitja:
Mishin e pulës e presim në kubikë sikurse dhe perimet. Kaurdisim fillimisht me pak vaj ulliri mishin e pulës të cilin e kemi marinuar me pak kripë. Pasi mishi fillon të lëshojë lëngjet e veta, e largojmë nga tigani dhe vendosim në kaurdisje qepën e grirë imët, hudhrën, patëllxhanët dhe specin. Shtojmë purenë e domates, rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe në fund shtojmë pak ujë të vakët. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë nën mesatare dhe të ketë pak lëng.