Gjendet 19-vjecarja, 'Pa Gjurmë' e lidh me babanë, vajza s'pranon të rikthehet në familje: Më përmendte bukën e gojës, më ka rrahur!

8 Janar 2021, 18:37

TIRANË- Gjendet Rozalinda Nasufi e cila u largua nga shtëpia e saj në Shkodër më 21 tetor të vitit 2019. Gazetarët rilidhin kontaktet at e bij, kur këtë të premte, falë emisionit “Pa gjurmë” në Report Tv, u bë i mundur komunikimi me 19-vjeçaren. Rozalinda ne reagimin e saj live i kërkoi babait të saj Dan Nasufit ta mbyllte këtë histori, duke i kujtuar dhunën që ai ka ushtruar mbi të dhe nënën e saj. Gjatë një lidhje me skype Rozalinda, teksa u ballafaqua live me babain i kërkoi ta linte të qetë pasi ajo kishte krijuar familjen e saj.

Dua ti them babit që  kam krijuar familjen time, kam dikë që më do, dhe nuk dua të kthehem në shtëpi. Babi vetëm më ofendon nuk më flet mirë. Unë kam zgjedh jetën time. Ai më fejoi me dikë tjetër pa dëshirë, pasi kam qenë 1 vitë e gjysëm me të parin. Kam vendos të mos kthehem më në shtëpi kam martohem, ai më ka martuar me zor.Tani jam rehat me familjen time të re. Jam bërë nënë, vajza është 1-vjece dhe unë dua të krijoj  familjen time as nuk dua të hyjmë e të dalim me njëri tjetrin. Më ka rrahur, më përmëndte bukën e gojës. Në moshë të vogël më ka nxjerr në punë. Ai ka dhunuar edhe nënën. Kam vuajtur gjithë kohës, edhe burri I parë më dhunonte, më torturonte me zinxhira. Nuk kam dashur të shikoj familjen time, nuk dua të kthehem ëm në shtëpi

I zënë ngushtë përballë akuzave të ngritura nga vajza e tij, i ati i 19-vjecares Dan Nasufi e mohoi në mënyrë kategorike se kishte dhunuar të bijën.

Unë nuk kam ushtruar dhunë te vajza se po të ishte ashtu si shprehet Rozalinda, do të iknin dhe vajzat e tjera. Por në kësi kushtet nuk dua ta shoh më vajzën time. Unë ju falenderoj si emision që ma gjetët, ndjehem keq dhe i turpëruar, që vajza më tha këtë gjë në transmetim live, por ai person që e ka marr vajzën nuk ka për të shpëtuar pa e gjetur unë

Ka ndodhur në “Pa Gjurmë”, ku edhe pse stafi rilidh kontaktet pas shumë kohësh, familjarët mes njëri-tjetrit nuk arrijnë në një marrëveshje. Për programin, ky mision mbyllet këtu, për t’i lënë palëve kohë që me vullnet të lirë të kenë mundësi të zgjidhnin mosmarrëveshjet mes tyre.