Gjizë shtëpie nga zonja Albana / Ja sa thjesht e përgatisni gjizën vetë në shtëpi

14 Shkurt, 12:15 | Përditesimi: 14 Shkurt, 12:15

Gjizë shtëpie

Përbërësit:

  • 2 litra qumësht i freskët
  • 2 lugë gjelle uthull ose lëng limoni
  • Kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Vendosim qumështin në një tenxhere dhe e ngrohim në zjarr mesatar derisa të arrijë rreth 85°C (pa e lënë të vlojë). Nëse nuk ke termometër, e dallon kur fillon të lëshojë avull dhe shfaqen flluska të vogla në anët e tenxheres. E heqim nga zjarri dhe shtojmë uthullën ose lëngun e limonit. Përziejmë ngadalë dhe e lëmë të qëndrojë për 5-10 minuta dhe do të shohim që qumështi fillon të ndahet në hirrë dhe gjizë. Vendosim një napë ose garzë të pastër mbi një kullesë dhe derdhim përzierjen ngadalë. E lëmë të kullojë për rreth 30 minuta. Nëse dëshirojmë një gjizë më të thatë e shtrydhim lehtë me duar. Shtojmë kripë sipas dëshirës dhe e përziejmë mirë.

MC/Shqiptarja.com