Gjoni: Krimi po përdor kandidatë të pastër për t'i futur në Kuvend, thirrjet e Kim e Sorecës të pamjaftueshme!

23 Shkurt 2021, 14:18 | Përditesimi i fundit: 2021-02-23 16:56:20

TIRANË- Për deputetin Ralf Gjoni, thirrjet e ambasadorëve për kandidatë të pastër në lista nuk mjafton. Kjo sepse sipas tij, Shqipëria është "një çerdhe ku rriten grupet kriminale", të cilat kanë mbështetjen e liderve të partive të korruptuar. Në studion e Report Tv, Gjoni tha se grupet kriminale "janë shumë të zgjuar" dhe zgjedhin që të fusin në parlament figura të pastra, të padënuara, por që në fund janë "vegël e tyre" e kështu ndikojnë drejtpërdrejtë në vendimmarrje.

"Pas shumë vitesh do të mbizotëroj në Shqipëri vrasjet mafioze në karakter politik, jemi në trysni nga SHBA e BE për Reformën në Drejtësi, Reforma është kryer, ka emrat të rinj, por jo një drejtësi të re. Këtë e di edhe bufi, shpresa është që të kemi një sistem drejtësi që të jetë funksional dhe të krijojë një rrjet që të kap peshë, me këtë do të rritet edhe trysnia ndaj grupeve kriminale. Grupe që kanë penetruar në grupe të ndryshme politike dhe nëse këtu vdes shpresa dhe njerëzit e kualifikuar do të largohet do të mbetet një terren shumë i penetrueshëm nga grupet kriminale. Këto grupe janë shumë të zgjuar, nuk kanë nevojë të kandidojë vetë, por gjejnë figura shumë të pastra dhe t'i fusë në lista partiake, dhe risku ku ndodhet Shqipëria, pa ndonjë perspektivë europiane të qartë, jo me një zhvillim ekonomik të kënaqësh, kjo është çerdhe e rritje së këtyre elementëve kriminal në brendësi të vendimmarrjes.