Gliko me lëvore shalqiri (me sodë buke)
Përbërësit:
- 1 kg lëvore shalqiri të pastruara
- 1 kg sheqer
- 700–800 ml ujë
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1 limon (lëngu i tij)
- 1 vanilje ose gjethe barbaroze
Përgatitja:
Merrni lëvoret e shalqirit, hiqni pjesën jeshile të jashtme, duke lënë pjesën e bardhë edhe pak nga pjesa rozë që duket më bukur. Pritini në kubikë ose rombe të vegjël. Në një tas të madh vendosni lëvoret e prera, ujë sa t’i mbulojë mirë, 1 lugë çaji sodë buke, përziejini pak dhe lërini 1 deri në 2 orë. Më pas kullojini, shpëlajini shumë mirë 3–4 herë dhe mbajini pak në ujë të pastër 10 minuta. Kulloji sërish që të mos mbetet shija e sodës. Vendosi lëvoret në tenxhere me ujë të pastër dhe ziejini 10 minuta. Më pas kullojini dhe lërini mënjanë. Në një tenxhere hidhni 1 kg sheqer dhe 700–800 ml ujë dhe lëreni të vlojë derisa sheqeri të shkrihet mirë dhe të krijohet sherbet i lehtë. Kur të marrë valë shtoni lëvoret e ziera, ulni pak nxehtësinë dhe lëreni të ziejë në zjarr mesatar derisa lëvoret të bëhen transparente dhe sherbeti të lidhet bukur. Nga fundi shtoni lëngun e limonit, vaniljen ose barbarozën dhe 2–3 karafila nëse dëshironi. Glikoja është gati kur copat duken si qelibar të tejdukshme dhe sherbeti nuk është as i hollë, por as shumë i trashë, pasi kur ftohet sherbeti trashet edhe më shumë.




















