Goditjet në radhët e PS/ Rama: Jam ballëlartë, nuk të çon qeveria në burg! Kush bën gjëra të paligjshme të ndëshkohet! Mendojnë se me duart e Dumanit do marrin pushtetin

22 Prill, 14:51 | Përditesimi: 22 Prill, 14:51

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit në Gjirokastër, foli edhe për reformën në drejtësi, teksa tha se PS ka bërë atë që s'e ka bërë njeri në historinë e vendit. Sa i përket goditjeve nga drejtësia brenda radhëve të PS, Rama tha se kush bën gjëra të paligjshme, qoftë edhe brenda familjes socialiste, duhet të ndëshkohet. 

Kryeministri u shpreh se do të cilësohej si tradhtar nëse do të lejohej që drejtësia të godiste vetëm nga opozita dhe të vetët do të mbroheshin. Sipas Ramës, opozita kërkon që të marrë pushtetin me "duart" e kreut të SPAK Altin Dumani, duke kërkuar që ta vendosin atë në pozitë të vështirë.

E.H/Shqiptarja.com