Guardiola në Shqipëri? Sako: Trajnerë të famshëm do të vijnë në Durrës! Projekti i rëndësishëm, s’ka lidhje me fushatën elektorale (29 prill 2023)

29 Prill 2023, 20:14 | Përditesimi i fundit: 2023-04-29 22:47:58

Kryebashkiakja aktuale e bashkisë së Durrësit që rikandidon sërish në zgjedhjet e 14 majit, Emiriana Sako shpreh krenari për nënshkrimin e marrëveshjes me Manchester City për të ngritur një Akademi dhe Shkollë futbolli në qytetin bregdetar.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘n’Kohë’ me gazetarin Ermal Qori, Sako zbuloi se do të ketë trajnerë që do të vijnë nga Manchester City për të stërvitur fëmijët në Durrës.