Gurabije me gjalpë dhe bajame nga zonja Albana

11 Dhjetor, 12:56

Gurabije me gjalpë dhe bajame

Përbërësit:

  • 400 gr gjalpë
  • 150 gr sheqer pluhur
  • 2 të verdha vezësh
  • 1 pako vanilje
  • 1-2 lgj uzo
  • 800 gr miell
  • 1 lk pluhur pjekës
  • Pak kripë
  • Bajame të pjekura

Përgatitja:

Me ndihmën e një rrahësi elektrik rrahim gjalpin derisa të formohet një masë kremi. Shtojmë më pas sheqerin pluhur dhe vazhdojmë e rrahim derisa sheqeri të tretet komplet. Shtojmë të verdhat e vezëve një e nga një, sheqer vaniljen dhe në fund uzon. Tek mielli hedhim kripën dhe pluhurin pjekës. Shtojmë miellin (gradualisht duke e situr) tek kremi i gjalpit. Përzierjen e bëjmë me lugë druri nga poshtë lartë. Brumi duhet të dalë një brumë i butë ndaj e shikojmë me sy nëse nevojitet apo jo miell. Në fund, shtojmë bajamet e pjekura dhe të thërrmuara. U japim gurabijeve formën e dëshiruar dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur. Pasi të jenë gati, i lemë të ftohen pak dhe më pas i pudrosim me pak sheqer pluhur.