Gurabije me gjalpë
Përbërësit:
- 600 gr sheqer pluhur
- 500 gr gjalpë të tretur
- 1 kg miell
- 1 gr vanilje
Përgatitja:
Fillimisht ndajmë nga sheqeri pluhur rreth 1 filxhan për ta përdorur për pudrosjen e gurabijeve. Pjesën tjetër e sitim dhe e hedhim mbi sipërfaqen e tavolinës ku do të punojmë brumin. Në mes të sheqerit hapim një gropë dhe hedhim gjalpin e tretur. Me një pirun rrahim pak përbërësit sa të krijohet një masë homogjene. Anash sheqerit të përzjerë me gjalpë hedhim miellin. Shtojmë vaniljen dhe i përziejmë përsëri. Pasi masa të ketë filluar të lidhet e të jetë formuar brumi, fillojmë ta punojmë me duar derisa sipërfaqja e tij të bëhet e lëmuar.
Më pas brumin e presim në forma sipas dëshirës, i vendosim gurabijet në një tepsi dhe i pjekim në furrë në temperaturën 150 gradë. Pasi të jenë pjekur dhe ftohur i pudrosim me sheqer pudër.