Gurabije me gjalpë pa vezë dhe pa fryrës nga zonja Albana

2 Qershor, 12:36 | Përditesimi: 2 Qershor, 12:36

Gurabije me gjalpë pa vezë dhe pa fryrës

Përbërësit:

  • 150 gr gjalpë i zbutur
  • 80 ml vaj luledielli
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 2 lugë gjelle niseshte
  • 400 gr miell

Përgatitja:

Rrihni gjalpin me sheqerin pluhur derisa të bëhen krem. Shtoni vajin e lulediellit dhe përziejini mirë. Shtoni niseshtenë dhe përziejeni sërish. Hidhni miellin gradualisht derisa të formohet një brumë i butë dhe i njëtrajtshëm. Formoni gurabijet sipas dëshirës dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekjeje. Me një pirun krijoni vijat karakteristike sipër. Piqini në furrë të parangrohur në 170°C për rreth 15–20 minuta, derisa të marrin vetëm pak ngjyrë të artë në fund. Pasi të ftohen, spërkatini me sheqer pluhur.

MC/Shqiptarja.com