Gurabije që shkrihen në gojë me fruta të thata dhe sheqer plubur nga Adelina Pali

28 Dhjetor 2023, 11:42

Gurabije me fruta të thata

Përbërësit:

  • 500 gr gjalpë
  • 2 bustina vanilje
  • 1 gotë sheqer
  • 2 të kuqe veze
  • 1 fç fruta të thata të bluara
  • 1 fk konjak
  • 1 lugë kafeje sodë
  • Lëngu i 1 portokalli
  • Miell sa të marrë
  • Sheqer pluhur për pudrosje

Përgatitja:

I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë, shtojmë miellin pjesë pjesë duke e punuar me duar shumë pak në mënyrë që mos të forcohet brumi. E hapim me petëz mbi tavolinë dhe i presim gurabijet në forma të ndryshme. I pjekim në furrë në temperaturën 180° derisa të marin ngjyrë të verdhë. Sa t’i heqim nga furra i spërkasim me pak ujë dhe i hedhim tek sheqeri pluhuri që të pudrosen mirë.