‘Halit mezi të edukuam edhe ty’, Rama batuta me të riun në takim: E kuptova që je demokrat, avash-avash do mësosh dhe ti

28 Prill 2025, 19:48 | Përditesimi: 28 Prill 2025, 19:48

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimit me të rinjtë në Pallatin e Sportit ‘Fahrie Hoti’, u shpërqendrua nga një i ri në sallë.

Me nota humori, Rama tha se ata janë demokratë dhe për këtë ‘fajësoi’ kandidatin për deputet në listën e PS për Tiranën, Halit Valteri.

“Boll o boll, e kuptova që je demokrat. Ne po të mbajmë, po të edukojmë. Avash, avash do mësosh edhe ti, por përqendrohu në mësim. Këtë keni ju problem, ju nuk mësoni,” - iu drejtua Rama të rinjve.

“O Halit, ti i ke sjellë këta? Duan kohë edhe këta. Me zor të edukuam ty, jo më këta,” -iu drejtua Rama kandidatit për deputet, Halit Valteri.

r.k./Shqiptarja.com