Hallvë e ftohtë
Përbërësit:
- 3 gota miell
- 1 gotë e gjysmë sheqer pluhur
- 200 gr gjalpë
Përgatitja:
Në një enë përziejmë miellin derisa të marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë sheqerin pluhur duke e përzierë. Në një enë tresim gjalpin ose margarinën. E shtojmë tek mielli dhe e punojmë derisa të krijohet një masë e butë. E kalojmë në një tepsi dhe e shtypim fort me një shpatull gatimi.
E presim në formë trekëndëshi ose katrore.