Hasude / Reshedi me lëng portokalli
Përbërësit:
- 300 gr niseshte
- 300 gr sheqer
- 250 ml ujë
- 250 ml lëng portokalli
- 100 gr gjalpë i freskët
- Arra ose bajame
Përgatitja:
Trazojmë gjalpin me sheqerin derisa të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë karamel dhe të forcohet pak. Më pas shtojmë lëngun e portokallit duke e përzier vazhdimisht. Shtojmë niseshten bashkë me ujin dhe sipas dëshirës mund të shtojmë arra ose bajame. Vazhdojmë ta përziejmë derisa të marrë formën klasike xhelatinoze të hasudes.