Haxhimakulle, ëmbëlsirë e traditës
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 250 gr gjalpë
- 1 fk sheqer pluhur
- 4 të verdha veze
- 10 kokrra bajame
Shërbeti:
- 500 gr sheqer
- 500 ml ujë
Përgatitja:
Përziejmë miellin me sheqerin pluhur, shtojmë gjalpin, vezët dhe zëmë brumin. E ndajmë në 10 topa, të cilat i shtypim me pëllëmbën e dorës, i vendosim në mes nga një bajame dhe i pjekim në furrë të parangrohur. Ndërkohë përgatisim shërbetin dhe pasi haxhimakullet të jenë pjekur i sherbetosim.