Hirrëtor me miell misri nga zonja Albana

2 Qershor 2023, 12:01

Hirrëtor me miell misri

Përbërësit:

  • 1 litër hirrë
  • 1 e ½ filxhan çaji miell misri
  • Pak qumësht
  • Gjalpë
  • Kripë

Përgatitja:

Nga hirra e djathit përgatitet hirrëtor shumë i mirë. Hirrën e blejmë të gatshme ose mund të zihet duke i shtuar dhe pak qumësht, pastaj hiqet nga zjarri. Në tavë hedhim miellin e misrit të situr mirë, sipër hirrën me gjizën e krijuar, e përziejmë. Rregullojmë shijen me kripë, hedhim gjalpin dhe e lëmë të piqet sa të mpikset dhe të krijojë një ngjyrë të bukur.