Historia e tre zonjave që i 'bashkoi' kafja turke…

19 Shkurt, 12:11

Historia e kafes në Shqipëri është shumë e hershme. Kafja turke ka mbetur si një nga kafetë më të preferuara të shqiptarëve të trashëguara brez pa brezi, sidomos tek gratë të cilat e shihnin këtë pije si një mënyrë për të kaluar kohën sa më mirë me njëra-tjetrën, ndërsa e konsumonin atë në shtëpi duke biseduar mbi tema të ndryshme. Pavarësisht se kohët kanë ndryshuar kafja turke ka mbetur e preferuar. Në një intervistë në ‘Rreze Dielli’ ishim me tre zonja të këndshmë të cilat prej 10 vitesh nuk ka ditë që nuk e pijnë kafenë sëbashku. Ato preferojnë kafen turke si një trashëgimi që e kanë marr nga nënat e tyre.

“Ne jemi shumë shoqe dhe kush e ka mundësinë për të ardhur më shpejtë  dhe që jemi më afër bashkohemi në kafe, preferojmë turken, sidomos mamatë tona. Mamat tona dhe kur nuk e kishin kafene turke, edhe kafenë e elbit e bluanin ose dicka tjeter se I dhimbte koka nëse e fillonin ditën pa kafe. Ne jemi të apasionuara pas kafes turke, e shijojmë atë dhe kris muhabeti për shtatë palë qejfe” u shpreh zonja Shpresa.

Zonjat kujtuan edhe kohën kur kafeja turke përgatitej në shtëpi:

Sa mirë do ishte ta blinim kafen ashtu të papjekur, me furnellat e atëhershme me vajgurë, e piqnim dhe merrte shpia një aromë të këndshme dhe me atë mullirin e vjetër’ u shprehën zonjat.

Ndërsa në këtë intervistë dedikuar kafes së preferuar të shqiptarëve, Mario Butsti tregoi se si mund të përgatisim kafen turke me shijen më të mirë:

“ Do duhet të them që sekretet pak a shumë të kafes turke është vetëm tek zierja e ngadaltë, pra sa më ngadaltë të ziejë aq më e mirë do bëhet. Një tjetër sekret është sasia e ujit, uji duhet të jetë fiks. Pra një filxhan kafeje hidhet në xhezve, një kafe që të jetë e kompletuar duhet që cfarë kemi hedhur në xhezve të hidhet e gjitha në filxhan” tha ai.

Kafeja është pija e cila në Shqipëri ka shoqëruar momentet e vështira por edhe rastet e gëzuara në çdo familje, znj. Lindita Kurti tregoi historinë e saj të fejesës ndërsa shërbente kafenë turke si pjesë e traditave të kësaj dite:

“Unë kam një kujtim, kur japim fjalën, duhet të nxirrte mbas llokumit, kafenë dhe në momentin që kam nxjerr kafenë, kam pasur emocione më dridhej tabakaja por nuk them që më është derdhur kafeja” tha ajo.

“ Kafja turke është traditë e shqiptarëve dhe pa kafe turke sidomos brez jonë dhe më lart nuk rrimë dot pa kafe, është traditë sa ngrihesh të shkon dora tek xhezveja”

 “Dikur kur bëhej një fejesë dhe kur shkonte familja e burrit tek nusja për herë të parë thoshin po pijmë kafet e vogla kur bëhej fejesa. Kjo ishte njohja e familjes”

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha