Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Shkurt 2026 – Receta / E vërteta për farat, si t’i përdorësh / Uji i karafilit

4 Shkurt, 15:58 | Përditesimi: 4 Shkurt, 15:58

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me mish dhe patate në furrë me salcë të kuqe / Supë trahana me lëng kockash, qepë dhe erëza / Tespishte tradicionale.

Në vitet e fundit, farat janë shpallur “superushqime” dhe kanë zënë një vend gjithnjë e më të madh në kuzhinat tona, pasi janë të pasura me fibra, yndyra të shëndetshme, proteina dhe minerale. Farat si chia, liri, susami, kungulli e shumë të tjera shtohen çdo ditë në kos, smoothie, sallata apo bukë, shpesh pa u menduar dy herë. Por a po i konsumojmë vërtet siç duhet? A po përfitojmë nga vlerat e tyre ushqyese, apo po i përdorim në mënyrë të gabuar, duke humbur përfitimet dhe ndonjëherë duke i kthyer në një “super gabim”? Me nutricionistin Altin Joka ekspert i mjekësisë holistike, tregojmë në "Rreze Dielli" mënyrën e saktë të konsumimit të farave, mitet që i shoqërojnë dhe gabimet më të shpeshta që bëjmë pa e kuptuar, pasi përdorimi i tyre pa përgatitjen e duhur, në sasi të papërshtatshme ose në kombinime jo korrekte, mund të ulë përthithjen e lëndëve ushqyese dhe madje të shkaktojë edhe shqetësime shëndetësore.

Në këshillat natyrale për shëndetin, uji i karafilit po përmendet gjithnjë e më shpesh si një pije me përfitime të shumta, nga përmirësimi i tretjes deri te forcimi i imunitetit. Por, si çdo trend shëndetësor, lind pyetja thelbësore: Sa i sigurt, sa efektiv është realisht? A është uji i karafilit një aleat për shëndetin apo një pije që kërkon kujdes në përdorim? Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, do të flasim për vlerat reale të ujit të karafilit, mënyrën e saktë të konsumimit dhe çfarë duhet patjetër të dimë përpara se ta përfshijmë në rutinën tonë të përditshme.

MC/Shqiptarja.com