Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate jahni / Supë me presh dhe patate / Sallatë dimërore me lakër.
Në një kohë kur kudo flitet për shëndetin, për kujdesin ndaj trupit dhe për vitaminat që na japin energji, "Java e Martesës" na kujton se martesa ka nevojë çdo ditë për ushqim shpirtëror: dashuri, respekt, komunikim dhe mirëkuptim. Themeluesit e kësaj lëvizje që kanë 15 vite në Shqipëri, Ned dhe Jorid Spiecker prezantuan në studion e Rreze Dielli temën e këtij viti “Vitamina për martesën tuaj”, si një ftesë për çdo çift që të ndalet për një moment, të reflektojë dhe të rigjejë ato gjëra të vogla, por të domosdoshme, që e bëjnë një marrëdhënie të fortë dhe të lumtur. Java e Martesës na bashkon për të festuar dashurinë, përkushtimin dhe vlerat që ndërtojnë familjen dhe shoqërinë tonë.
Në universin e energjive ku astrologjia dhe numerologjia ndërthuren si dy gjuhë të së njëjtës dritë, astrologia dhe numerologia Liza Gjika na udhëheq drejt një kuptimi më të thellë të fatit personal. Në "Rreze Dielli" do të zbulojmë si ndikojnë numrat e fatit tek secila shenjë e zodiakut, si kombinohen ata me njëri-tjetrin për të rritur energjinë pozitive, dhe cilat janë ngjyrat që dominojnë e fuqizojnë çdo shenjë. Sipas Liza Gjikës, çdo shenjë e zodiakut mbart një frekuencë të veçantë numerike. Këta numra nuk janë rastësi, ata përfaqësojnë cikle energjie që ndikojnë në vendimmarrje, marrëdhënie, karrierë dhe zhvillim personal. Kur i përdorim me vetëdije, në data të rëndësishme, zgjedhje numrash, projekte apo edhe në përzgjedhjen e ngjyrave, ne harmonizohemi me ritmin tonë natyror dhe rrisim ndikimin në jetën tonë. Tregojmë cilat janë numrat më me fat për shenjat e zodiakut; cilët numra kombinohen më mirë me njëri-tjetrin, cilat ngjyra dominojnë dhe fuqizojnë secilën shenjë, dhe si të llogarisim numrin personal të fatit bazuar në datën e lindjes.





















