Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gurabije të kuqe & Linguine me karkaleca deti dhe kunguj.
Heqja e njollave nga mbulesat e tavolinave apo pecetave të bukës është një problem i shpeshtë në çdo familje, sidomos pas vakteve ku përdoren ushqime me yndyrë, salca apo pije që lënë shenja të dukshme. Këto njolla, nëse nuk pastrohen në kohë, mund të bëhen të vështira për t’u hequr dhe të dëmtojnë pamjen e pecetave. Për fat të mirë, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta dhe efektive për pastrimin e tyre, duke përdorur produkte natyrale që gjenden lehtësisht në shtëpi. Në "Bëje vetë", Niki dhe Laureta tregojnë disa nga metodat më praktike për të rikthyer pastërtinë dhe freskinë e pecetave të bukës.
Larja dhe pastrimi i njollave të divanëve, kolltuqeve apo karrigeve është një hap i rëndësishëm për të ruajtur jo vetëm pamjen, por edhe higjienën e ambientit ku jetojmë. Me kalimin e kohës, këto mobilie grumbullojnë pluhur, njolla nga ushqimet, pijet apo përdorimi i përditshëm, duke humbur freskinë dhe aromën e tyre të këndshme. Pastrimi i duhur jo vetëm që i rikthen pastërtinë dhe ngjyrën origjinale, por krijon edhe një aromë të freskët që zgjat, duke e bërë shtëpinë më të ngrohtë dhe më mikpritëse. Në "Bëje vetë" Niki dhe Laureta na tregojnë disa metoda efektive për pastrimin e thellë dhe ruajtjen e aromës së pastërtisë për një kohë të gjatë.
Muaji Shkurt vjen me energji të forta astrologjike dhe ndryshime të ndjeshme për të 12 shenjat e zodiakut, duke ndikuar drejtpërdrejt në dashuri, financa dhe gjendjen emocionale. Ndodhemi drejt fundit të vitit astrologjik, një periudhë reflektimi, mbylljeje ciklesh dhe përgatitjeje për fillime të reja. Sipas numerologes dhe astrologes Liza Gjika, zhvillimet planetare të këtij muaji do të na bëjnë të ecim më ngadalë, por me më shumë ndërgjegjësim për veten dhe zgjedhjet tona. "Jemi rreth fundit të vitit astrologjik, po lulëzojmë ngadalë. Hëna ndodhet tek Luani, e cila ka hyrë edhe tek Dielli dhe do të sjellë pak kapriço dhe rritje të egoizmit”, shprehet Liza Gjika. Ajo thekson se jo vetëm shenja e Luanit, por të gjitha shenjat e zodiakut duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtij muaji, pasi këto ndikime planetare mund të rrisin tensionet, egoizmin dhe të sjellin problematika, veçanërisht në shëndet, sidomos në lidhje me zemrën. Shkurti kërkon ekuilibër, vetëkontroll dhe vendime të mençura për të përballuar sa më mirë energjitë që sjell ky muaj.





















