Historike! Tirana dhe Prishtina mbledhje të përbashkët të Kuvendeve! Rama: Njohja e Kosovës s’do vonojë, Thaçi i munguari i kësaj salle! Kurti: S’ka çifligje, por një kala të përbashkët

27 Nëntor 2022, 15:17 | Përditesimi i fundit: 2022-11-27 16:01:28

Kosova dhe Shqipëria mbajtën në Tiranë mbledhjen e parë të përbashkët të dy kuvendeve. Kryeministrat Rama dhe Kurti folën për rritje të bashkëpunimit ndërsa quajtën me rëndësi të veçantë projektin e Portit të Durrësit dhe projektin e Hekurudhës Durrës-Prishtinë. Mbledhja e radhës e dy kuvendeve pritet të mbahet në Qershor të 2023.