Humb 68-vjeçari nga Vlora zbulohen detajet: 'U zu me djalin,u fsheh tek banesa e fqinjes

22 Qershor 2022, 18:32

68-vjeçari Kasem Kuçuku rezulton i zhdukur për familjarët që prej datës 17 qershor të këtij viti. Me origjinë nga Skrapari ai humbi gjurmët nga qyteti i Vlorës, ku banonte bashkë me të birin. Ai doli nga banesa rreth orës 10 të paradites duke vënë në dijeni djalin se do të dilte për shëtitje bashkë me qenin. Ndërsa e ndoqi me sy deri në fund të rrugicës, Kasemi i zhduket nga sytë mes për mes rrugës së ngushtë në lagjjen 24 Maji në qytetin bregdetar. Për herë të fundit ai është parë nga disa fëmijë në ish-stacionin e trenit të mallrave dhe që prej atij momenti familjarët nuk kanë mundur të mësojnë asgjë për fatin e Kasemit. Ditën që u largua i moshuari kishte të veshur një këmishë ngjyrë bezhë me kuadrate, një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe një kapele të zezë. Për habi të familjarëve me vete kishte marrë vetëm një sasi të konsiderueshme parash, as telefon dhe as kartë indetiteti. 68-vjeçari vuante nga skleroza prej 2 vitesh, ndërsa javën e fundit gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar edhe më shumë. Për zhdukjen e babait të 5 fëmijëve është bërë dhe një denoncim në komisariatin e Vlorës, por derimë tani ende nuk ka mbërritur asnjë informacion për vendndodhjen e tij.