Humbet 18-vjecarja në Kavajë,nëna:Komshiu e mashtroi, vajzën ma trafikuan

3 Mars 2021, 17:44

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Një histori miqësie krejt rastësisht, pas ngatërrimit të numrit të telefonit mes Eligertës dhe Arbenit bëri që të dy fati ti bashkojë. Dhe kështu ndodhi, ndërsa u bënë shumë miq. Nga miqësia e tyre lindi dashuria me premtimin dhe dëshirën e njëri-tjetrit me premtimin në martesë.Kur Eligerta ishte vetëm 17 vjeçe u martua me Arbenin në vitin 2012 mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë djalin e tyre të vetëm Orgiton. Gëzimi në familjen Kaseli ishte i madh, aq sa e madhe ishte edhe familja e tyre, pasi Arbeni ishte vëllai i 6 vëllezërve të tjerë dhe tre motrave. Shpesh herë Eligerta shkonte tek motrat e Arbenit në Tiranë, ndërsa vetë Arbeni menaxhonte një lokal në Burrel, që ishte edhe biznesi i familjes. Kur dukej se gjërat shkonin mire, Arbeni mendon se kjo largësi e vazhdueshme mes ikje-ardhjeve të tij dëmtonte familjen dhe vendos të marrë Eligertën, bashkëshorten bashkë me djalin në Burrel, pasi aty kishte shtëpinë dhe punën. Kjo gjë nuk aprovohet nga i ati i Arbenit, Halimi, i cili vendoste për familjen dhe të dy at e bir debatojnë ashpër. Eligerta kalonte kohë me rritjen e djalit edhe në familjen e saj me banim në Rrogozhinë.Në maj të vitit 2013, Eligerta përballet me një problem shëndetësor në frymëmarrje të djalit dhe i duhej ta dërgonte drejt spitalit të Kavajës. Arbeni, bashkëshorti ndodhej në Burrel ndërsa Eligerta tek e ëma Merushja. Të dyja nënë e bij nisen drejt spitalit me furgon nga Rrogozhina drejt Kavajës. Ndërsa mbërrijnë dhe Eligerta qëndron për të paguar paratë e udhëtimit, nëna e saj Merushja me fëmijën në krah kalon rrugën. Kur bën një copë rrugë me mendimin se Eligerta ishte pas saj, kthen kokën dhe nuk e sheh më vajzën. Eligerta ishte zhdukur sa hap e mbyll sytë. 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00