Humbet 20-vjecarja nga Shkodra/ Babai: Me telefonoi duke qarë ditën e tërmetit

29 Dhjetor 2020, 19:01

10 ditë më parë, më 21 tetor të këtij viti, Rozaldina Nasufi, një 18-vjecare nga Shkodra e komunitetit rom, doli të blinte dicka për të mos u kthyer më. Familja Nasufi përbëhej nga 8 pjestarë, 6 femijët dhe 2 prindërit, ku Rozaldina ishte vajza e vogël. Ishte ora 1:30 e drekës kur kjo 18-vjecare doli për të shkuar tek marketi i lagjes pasi i mori lekët babait për të blerë dicka. Kaloi 1 orë dhe familjarët po bëheshin merak për të dhe dolën që ta kërkonin, por fatkeqësisht ato nuk gjetën asnjë gjurmë prej saj. Ato nuk bënë asnjë denoncim pasi ju vinte turp sepse kjo është hera e parë që vajza largohet në këtë mënyrë. Vajza sipas familjarëve të saj nuk ka pasur asnjë lidhje me askënd pasi ajo ishte një vajzë që nuk dilte nga shtëpia dhe kur dilte, ishte e shoqeruar nga familjarët. Vajza 18-vjecare ishte e paarsimuar. Ajo ka qenë e fejuar para disa kohësh për 2-3 muaj por u nda pasi kjo fejesë nuk funksionoi. Ajo nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor. Ditën kur u largua kishte veshur një palë atlete ngjyrë ari, një palë xhinse të zeza, një bluzë të bardhë dhe një xhaketë ngjyrë kafe. Familjarët kanë frikë se dikush do e ketë marrë për ta trafikuar më pas.