Humbi gjymtyrën por jo shpresën, Nik Sherri: ‘Dështimi më I madh në jetë është dorëzimi’

1 Korrik 2020, 12:01

Nik sherri është I riu,I cili me historinë e tij ka frymëzuar edhe të rinjtë e tjerë. Ai ka humbur këmbën për shkak të një aksidenti të ndodhur disa vite më parë, por megjithatë nuk I humbi shpresat për të jetuar dhe për të bërë një jetë si të gjithë moshatarët e tij.

‘’ Unë mendoj se duhet të ngrihemi në diçka tjetër, kështu ihste edhe aksidenti që unë fatkeqësisht humba këmbën dhe nga ai aksident unë fillova më shumë stërvitjen. Sepse nëse mungon dicka të ngrihemi në dicka tjetër, të kemi një trup të mirë fizikisht që mos të vihemi rë shumë nga defektet që kemi’’ thotë ai.

Ai tregon për momentin e aksidentit, kur papritur një makinë e godet ndërsa po ecte për të ikur në shtëpi.

‘’ Më ka goditur makina pas shpine. Kam qenë duke ecur për me shku në shpi dhe më ka goditur makina. 

Ka qenë I dehur si ka qenë situata?

Jo thjeshtë shpejtësia dhe I ka dal makina jashtë kontrolli e më ka godit.

Dhe ajo që ndodhi është se ti humbe një këmbë…

Po kam pasur dhe shumë pasoja të tjera por që ajo ishte që ngeli se të tjerat u rikuperuan të gjitha dhe jam më mirë. Tani ajo se ndryshojmë dot, por që jeta vazhdon ske cbën.

Ai tregon edhe për jetën e tij pas aksidentit, katër vitet e fundit kanë ndryshuar disa gjëra thelbësore për të, e megjithatë ka arritur tja dalë.

‘’ Gjatë atij aksidenti kuptova që isha shumë mirë fizikisht edhe mund të përballoja shumë gjëra dhe nga aty më shtyu që të bëja një kurs si instruktor, mbarova atë kursin dhe kam fillu punë, nëpërmjet një emisioni jemi lidh dhe njohë Klodiana Shalën dhe kam punu te ajo dhe vazhdoj akoma punoj’’ shprehet Nik Sherri.

 Ai jep një mesazh mjaft frymëzues për të gjithë, sidomos për të rinjtë.

‘’ Unë mendoj se dështimi më I madh në jetë është dorëzimi, nëse dorëzohesh ke marrë fund, gjithmonë duhet ti bësh ballë cdo lloj situate. Cdo gjë ka zgjidhje mjafton të kesh vullnet dhe cdo gjë e kalon.

Ndërsa flet edhe për një nga dëshirat më të madhe që ka në jetë, për të qenë pjesë e klipeve muzikore.

‘’ Me fizikun që kam unë është shumë interesante pse jo edhe që të përfshihem në ndonjë videoklip, do më dukej shumë interesante. Madje madje, të të them që më tërheq shumë, më pëlqen si këngëtar Noziy, atë adhuroj domethenë më duket se përvec si këngëtar është edhe djal I mirë’’ shprehet ai.