Humbja e thellë më 14 maj, zv.kryetari i ‘Rithemelimit’ në Shkodër jep dorëheqjen: Patëm model me ‘njollë’, fajtorët të mbajnë përgjegjësi e të ikin

27 Maj 2023, 13:57

Humbja e thellë në zgjedhjet e 14 majit, ka prodhuar një tjetër dorëheqje në PD e Berishës. Nënkryetari i degës së Shkodrës thotë se opozita ofroi një model të njollosur ndërsa humbësit nuk po mbajnë përgjegjësi. Teksa Sali Berisha refuzon të diskutojë problemet e brendshme të grupimit të demokratëve që drejton, pakënaqësitë në bazë kanë nisur të shprehen përmes largimeve. Humbja e thellë në Shkodër, që çoi në duart e socialistëve edhe kalanë e fundit të opozitës, prodhoi largimin e nënkryetarit të degës atje, Arben Lushaj që thotë se fajtorët e disfatës nuk po mbajnë përgjegjësi.