Grupi prej 25-30 personash bëhen bashkë çdo fundjavë dhe organizojnë udhëtime me biçikleta. Përfaqësues të grupit vijnë në studion e ‘Rreze Dielli’ me dy rrotakët e tyre dhe na tregojnë eksperiencat fantastike në këtë aventurë që ka nisur prej 4 vitesh...
Saimir Muka, Erla Sala dhe Gerti Cara janë tre nga anëtarët e grupit të apasionuar pas pedalimit. Ata rrëfejnë sesi pas pandemisë u bënë bashkë rreth 25-30 persona, të cilët i bashkonte një pasion i vetëm, udhëtimet me biçikletë. Djem dhe vajza të profesioneve të ndryshme bashkohen fundjavave duke vizituar të gjitha fshatrat e Tiranës. Ata na tregojnë dhe disa nga pikat më të bukura turistike pak kilometra larg qendrës së Tiranës si dhe zonat më të bukura të Shqipërisë.
Tashmë udhëtimet e tyre të organizuara me biçikletë janë shtrirë jo vetëm në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, por dhe në Kosovë e Ulqin. Ata tregojnë disa nga vështirësitë e udhëtimeve në zonat më të thella, të cilat gjithsesi mbeten eksperiencat më të bukura, pasi aventura e tyre në grup është një adrenalinë dhe argëtim i vërtetë.