I 24-ti në listën e Tiranës për PS/ Ylli Shehu: Marr mbi 12 mijë vota! Pika ime e fortë emigrantët e Londrës

9 Mars 2021, 12:33

Partia Socialiste e ka renditur të 24 në listat për Tiranën dhe Ylli Shehu i premton se do të marrë 12 mijë vota. I ftuar në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, ai është shprehur i bindur se do të marrë mandatin teksa shton se konsideron asnjë kandidatë të fortë përballë tij.