I humbur në Zvicër,shokët e 28-vjecarit ndihmojnë Pa Gjurmë:Iridi u arrestua nga policia në Gjenevë

30 Prill 2021, 20:55

Ditet kalojne, dhe humbja e tij po kthehet ne nje dhembje qe po e brengos shpirtin e kesaj nene.Iridi Kola është i riu nga Elbasani i cili ka humbur cdo kontakt me familjarët nga qyeteti i Gjenevës, në Zvicër. 28-vjecari për herë të fundit ka komunikuar mbrëmjen e 22 marsit me telefon me nënën e tij sic bënte cdoherë, ku i kishte shprehur se të nesërmen do të shkonte në Bern për të punuar. Pas këtij komunikimi familjarët kanë tentuar të lidhen me Iridin por ka qenë e pamundur. 28-vjecari prej dy vitesh ishte larguar nga Shqipëria si azilkërkues. Ai ka qëndruar në shtete të ndryshme dhe prej disa muajsh tashmë ishte vendosur në Zvicer pa dokumentacion të rregullt. Iridi jetonte në Gjenevë me dy shokë por familjarët nuk mundën të mësojnë dot kurrë se kush ishin shokët e tij. Sipas familjarëve 28-vjecari punonte në ndërtim dhe kontaktet me familjeni mbante gjithmonë të rregullta. Kanë kaluar muaj dhe nuk dihet asgjë më për fatin e të riut prandaj pasditen e sotme kërkohet ndihmë nga emisioni 'Pa Gjurmë' me shpresën se një dritë jeshile do të ndizet për familjen Kola.