I moshuari e merr për grua, e reja: I shërbej në shtrat, dashuria s’njeh moshë

27 Maj 2022, 17:40

U njohën në vitin 2006 me shkuesi dhe në krye të pak muajve lidhën kurorë. Një histori jo si gjithë të tjerat kjo e Shyqyri dhe Xhemile Kelmendit, pasi çifti kanë 26 vite diferencë me njeri-tjetrin. Asokohe 37 vjeçe, Xhemilja jetonte në Fushë-Krujë ndërsa Shyqyriu në Katund të Ri të Durrësit. 65-vjeçarit i kishte ndërruar jetë bashkëshortja e parë dhe me dakordësinë e dy familjeve, vendos që të lidh jetën me Xhemilen. Me t’u shpërngulur në fshat, ajo u përball edhe me paragjykimet e para të komunitetit që e rrethonte. Nuk ishte e lehtë për të që në moshën 37-vjeçare, të lidhte kurorë me një burrë 26 vite më të madh në moshë. Megjithatë dashuria triumfoi dhe çifti u bekua me ardhjen në jetë të një djali. Për Xhemilen ai ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve forca e saj më e madhe. Sot kur kanë kaluar 16 vite nga dita kur çifti nisën të jetonin bashkë Xhemilja ende e re në moshë kujdeset për bashkëhsortin e saj Shyqyriu, i cili prej 2 vitesh dergjet në shtrat i paralizuar. Çifti jeton sot në kushte të vështira ekonomike pa të ardhura, pasi e vetmja që mund të punojë Xhemilja është kthyer në kujdestare e burrit të sëmurë. Kjo familje mban frymën gjallë vetëm me pensionin e invaliditeti që merr 80-vjeçari.