I prezantoi si shokët e motrës, zhduket vajza lezhjane, motra: E trafikuan, na dërguan një telegram

23 Mars 2021, 20:34 | Përditesimi i fundit: 2021-03-23 20:59:58

Atë shtator nuk do të ulej në bankat e shkollës si gjithë bashkëmoshatarët, por kishte vendosur të ndryshonte fatin e saj. Lezhjania 14-vjeçare mori një tjetër drejtim për jetën, që ditën kur u largua nga banesa në fshatin Krajen, bashkë me tre persona të tjerë më 1 shtator të vitit 1996. Historia e zhdukjes së Flora Brungës mbetet ende e veshur me mister. Dy burra dhe një vajzë u paraqitën në familje, si të paftuar, por pasi drekuan në familjen Brunga u larguan bashkë me të miturën. Këtë histori vjen ta rrëfejë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV motër Vera, e cila nuk është vetëm një misionare në shërbim të Zotit, por është edhe motra nga nëna e Florës, e cila ka vite që kërkon të vërtetën për të. Ajo dëshiron të denoncojë këtë rast me kërkesë të nënës së tyre, një 76-vjeçare që jeton me brenga të thella në zemër.’Vetëm një foto e fundit më ka mbetur nga Flora. Këta persona që u paraqitën në familje nuk njiheshin kush ishin. Ata u pritën nga njerku, ndërsa nëna nisi t’u bënte drekën. Nëna nuk din asgjë, sepse nuk ka qëndruar me ta. Unë besoj se këto gjëra ishin planifikuar kohë më parë. Njerku i përcolli, ndërsa motra ka dalë nga ana tjetër, kur nëna dhe babai u kthyen, ata nuk e gjetën motrën në shtëpi. Dyshojmë se një person i fshatit i ka drejtuar në familjen tonë. Ata kanë pyetur se ku është shtëpia e Prengës, por askush nuk i ka njohur në fshat.Asgjë nuk u mor vesh nga biseda që ata bënë me babain e Florës, pasi ai mori me vehte në varr të vërtetën për të bijën dhe nuk nxorri kurrë asnjë fjalë për këtë histori.’Babai ka ditur diçka për motrën, por ai nuk foli. Ai ishte babai Florës, ndërsa për mua njerku. Ka patur diçka në mes, ndoshta edhe ai është mashtruar. Nuk e dijmë çfarë biseduan ata persona me njerkun, por më vonë na ka pohuar se vajza kishte dashur vetë të largohej.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv