Fjalimi i kryeministrit Edi Rama sot në Lezhë, gjatë prezantimit të kandidatëve socialistë për zgjedhjet e 11 majit para të rinjve, u shoqërua edhe me batuta dhe ironi, si për të pranishmit, ashtu edhe për kundërshtarët.
Një nga momentet më pikante ishte ai në fund të fjalës së kreut të mazhorancës, që u bë shkak edhe për mbarimin e fjalimit.
Ishte momenti kur kryetari i PS pa një prej të pranishmëve në sallë teksa hapte gojën në përgjumje dhe ky çast u bë shkak për përfundim të fjalës, e shoqëruar edhe me një ‘thumbim’.
“Të marrsha të gojës sa ma ke (i drejtohet dikujt në sallë). Dhe unë e thashë nuk iki nga podiumi po nuk hapi ndonjëri gojën atje. Tani që e hapi na marrshin të ligat të tjerët. Faleminderit”, tha ai dhe u largua nga podiumi.
A.Q/Shqiptarja.com