I zhduket vajza lutet gjyshi live për nipin/2 vjeçari rrezikon të përfundojë në jetimore

7 Qershor 2022, 19:26

U zhduk nga banesa në Cërrik, ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjen live pas dy javësh Sadina Shkëmbin. 21-vjeçarja ndodhej në Vlorë, ndërsa denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga vjehrri. Policia e Cërrikut në një komunikim zyrtar e kishte shpallur në kërkim pas denoncimit që kishte bërë vjehrri 66 vjec, ndërsa nuk kishte marr asnjë informacion për vendndodhjen e së resë. Gjatë një lidhje live ai kërkoi ndihmën e programit duke sqaruar me detaje si nusja e tij humbi gjurmët. Sadina kishte lënë djalin 2-vjeçar tek shtëpia e gjyshërve në Belsh dhe ishte larguar me pretendimin se do të gjente punë. Por pas kësaj, e reja nuk ishte bërë më e gjallë, në një kohë kur bashkëshorti prej një muaji ndodhet në burg. Nuk kaluan shumë minuta dhe gjatë transmetimit Sadina që po kërkohej telefonon live në program. Ajo rrëfeu për ’Pa Gjurmë’ arsyet, duke deklaruar se dhuna prej dy vitesh nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj ishte shkaku i marrjes së këtij vendimi. 21-vjeçarja tha se shumë herë të tjera ata e kishin dëbuar nga banesa. Sadina Shkëmbi dhe Klodian Uruçi jetonin në një shtëpi të marr me qira në Cërrik. Çifti bashkëjetonte, pasi Klodiani rezultonte ende i celebruar me një tjetër grua, një arsye edhe më shumë që në ndezjen e konflikteve mes tyre.