‘Iku u martua,mua më la shtatzënë’/34-vjeçarja thirrje për ish-burrin

17 Mars 2021, 17:35

 “U njohëm me mbleseri para 7 vitesh. Në atë kohë nuk e kisha babain në shtëpi. Ishte emigrant në Itali pa dokumente. Fejesa u realizua pa praninë e babait, ndërsa vendimin e morën xhaxhallart me tezen. Unë nuk pata mundësi ta ndihja ish-burrin, pasi jetonim shumë larg njëri-tjetrit. E kuptova që nuk kishte kuptim një martesë e tillë, pasi i fejuari ishte shumë i ftohtë me mua. Doja të ndahesha para se të jetë shumë vonë, por më ndaluan prindërit. Qëndruam të fejuar 1 vit e gjysmë. Pas marteses u distancua më shumë. Sa herë bëja debate vjehrren, burri më dhunonte. Burri më kërcenonte, ma bënte me shenjë: futu në dhomë ose do të dhunoj. Unë isha larg dhe nuk kisha mundësi ta denoncoja në polici”.

Nga martesa erdhi në jetë djali, i cili lindi me spektrin autizëm, shenja të cilat vogëlushi i shfaqi në moshën 1 vjeçare. Dhembja për të birin, indiferenca e bashkëshorirtit dhe varfëria e tejskajshme çuan gruan disa herë në tentativë vetvrasje. Për pesë vite me radhë e dhunuar jo vetëm nga burri, por edhe vjehrri, 34-vjecarja bashkëjetoi me këtë vuajtje nga frika se divorci ishte një turp për familjen.

“Vjehrra nuk më ndihmonte me asgjë, mi linte të gjitha punët e shtëpise. Unë duhet të kujdesesha për djalin e sëmurë, i cili pas një viti shfaqi probleme me të folurën. E kontrolluam në spital në Tiranë. Mjekët thanë se ka nevojë për terapi çdo dy javë. Nuk pranuan vjehërrit, sepse ishim larg. Pak kohë më pas, djali u bë më agresiv dhe doli me autizëm. Ligjin në shtëpi e bënte e bënte vjehrra. Vjehrra ushtronte dhunë edhe mbi djalin e sëmurë”.