Dy gra mbërritën nga Kosova,mësuam ku ndodhej’/ Zhdukja e të riut,familja:Fshihet në SHBA

24 Korrik, 18:24

 

Gani Dardeshi ishte një 21-vjeçar kur vendosi të emigrojë drejt Greqisë për të punuar, me qëllim për t’i ardhur në ndihmë familjes së madhe me 6 fëmijë. Me të mbërritur në Greqi i fundit që takoi ishte daja i tij, të cilit i kërkoi një punë por ky i fundit nuk mundi t’ia siguronte. Në të tilla kushte ai u largua për të kërkuar punën që kaq shumë dëshironte ta gjente, por fatkeqësisht nga ai moment i riu shkëputi çdo kontakt me familjarët e tij.