Pa Gjurme-‘E ke në Michigan, është shëndoshë e mirë’/Shokohet i vëllai nga dëshmitari: Më trego pse…

25 Korrik, 18:40

 

Nga fshati Fin i Vaut të Dejës, Frani sapo kishte mbaruar 8-vjeçaren, qëndronte asokohe në shtëpi për t’u ardhur në ndihmë prindërve në punët e përditshme. Ishte viti 2004 kur një prej vëllezërve, i cili jetonte në Itali, Ndreca vendos ta marri me vete të vëllanë Franin në Pavia. Frani punësohet në një fabrikë të përpunimit të lëndëve drusore dhe punon aty për afro tre vite. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta. Ajo që e pengonte qëndrimit e tij gjatë në shtetin italian ishte mospajisja me dokumenta. Në gusht të vitit 2006 Frani dhe Ndreca kthehen në Shqipëri, për të bërë dasmën e këtij të fundit. Pasi bënë dasmën Ndreca dhe bashkëshortja e tij rikthehen në Itali, ndërsa Frani jo. Ai vendos të nisej në Volos të Greqisë, në fund të shtatorit ku qëndroi për afro 3 muaj. Afrimi i festave të fundvitit bën që Frani të kthehet në Shkodër për të festuar me familjen. Askush nuk i dinte planet e ardhshme të 38-vjecarit, derisa ai i pati pohuar kunatës së tij se:Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv