Integrimi, dështoi Shqipëria apo BE?

26 Qershor 2021, 07:15

Për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të vitit 2019, është një vendim i duhur. E ftuar në "Pa Protokoll", ajo u shpreh se një çështje e tillë ndodh për herë të parë dhe se për këtë kërkohet thellim dhe një vendimmarrje e duhur. Ndërsa e konsideron sukses faktin që Gjykata Kushtetuese mori nën shqyrtimin çështjen, ndërsa shton se megjithatë nuk priste një vendim brenda ditës. E ftuar në "Pa Protokoll", Mesi u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli dhe se për herë të parë të 27 vendet e BE nuk kishin asnjë kundërshti, por vendimi nga Unioni është politik. Konfliktin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që u përdorën si argument për mos caktimin e një date për Konferencën e Parë Ndërqveritare, Mesi e sheh si një pretekst, ndërsa thekson se nëse BE do të ishte gati për zgjerim, do të ndërhynte për ta zgjidhur këtë konflikt.