Në studion e "Rreze Dielli" u diskutua sot rreth inteligjencës emocionale të fëmijëve. Një nga temat me aktuale që shqetëson prindërit e sotëm është zhvillimi i inteligjencës emocionale tek fëmijët e tyre. Nëse më herët në këndet e lojërave, nënat konkuronin me njëra-tjetrën nëse fëmija i tyre mund të lexojë rrjedhshëm apo të bëjë veprime me numrat, sot prindërit shqetësohen më shumë nëse fëmija i tyre ndjen emocion apo gëzim kundrejt diçkaje…
Psikologia Lorela Garuli tregoi disa mënyra si t'ju mësojmë fëmijëve të njohin ndjenjat e tyre, të kuptojnë nga vijnë dhe si t’i përballojnë ato ndjenja duke ndikuar më pas në aftësitë thelbësore për të patur sukses në jetë. Psikologia theksoi se inteligjenca emocionale është shumë e rëndësishme për shëndetin mendor dhe se prindërit duhet të jenë të vëmendshëm në sjelljen e tyre.