INTERVISTA/Rekordmenia Luiza Gega për Report Tv: Asgjë nuk është si duket në kamera, ju rrëfej prapaskenat në garat ndërkombëtare! Synoj finalen e Paris 2024

3 Tetor 2021, 11:28

Finaliste  në Lojrat Olimpike, Paris 2024, ky është synimi i atletes Shqiptare Luiza Gega. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Ermal Qori, sportistja  tregon prapaskenat në fushat e garave ndërkombëtare. E renditur e 13-ta në Tokio, në garën  e 3 mijë metrave me pengesa, Luiza rrëfeu detajet e që ia vështirësuan rezultatin maksimal.

"Gjithçka është ndryshe nga çfarë mund të shihni në kamera, kërkohet shumë punë, vullnet dhe përqendrim. Janë kushtet ato që na i vështirësojnë pak  mundësinë e synimit aq lartë, ka shtete që investojnë pa fund në këtë fushë .Unë doja të isha në top 10-tshe, por pa u justifikuar kam patur edhe disa shqetësime me tendinën në këmbë, ajo pengesa e ujit është shumë e rrezikshme nëse ke një problem të tillë", tha Gega.