Ish myftiu Ylli Gurra: Mbyllja e objekteve fetare të kujton vitet '60, por...

20 Prill 2020, 11:39

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra thotë se kjo gjendje të kujton kohën kur komunizmi në Shqipëri mbylli të gjitha objektet fetare, por nuk ka vend për paralelizëm, pasi këtë herë mbyllja e objekteve fetare, vjen si nevojë jetike për të shpëtuar nga një armik i padukshëm.