Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me qepë dhe mish / Petë sfoliat role e mbushur / Çokollata shtëpie.
Fundviti, pa diskutim na afron më shumë me njerëzit në nevojë, sepse vetë mesazhi i festave është të jemi bashkë, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të japim dashuri. Megjithatë, bamirësia është një nga aktet më fisnike njerëzore, e cila nuk duhet të na bashkojë vetëm në fundvit, por gjatë gjithë vitit. Sot, në këndin tonë të bisedës janë bashkuar tre të rinj që në jetën e tyre jo vetëm kanë ditur të japin, por edhe të frymëzojnë shumë të tjerë. Ata na tregojnë se, duke u bashkuar në kauza sociale, shoqëria bëhet më solidare dhe më e dashur. Do të flasim për bamirësinë, për frymën e fundvitit, por edhe për nevojën që kemi si shoqëri të qëndrojmë pranë njerëzve, aty ku ata kanë më shumë nevojë. Me Emiliano Starovën, Nexhi Kllogjerin dhe pedagogen e njohur Helena Halilaj, përcjellim mesazhe të bukura e kuptimplotë.
Mjekra e dyfishtë është një shqetësim estetik i zakonshëm që prek shumë persona, pavarësisht moshës apo peshës trupore. Ajo mund të shfaqet si pasojë e faktorëve të ndryshëm, si predispozita gjenetike, qëndrimi jo i rregullt i trupit, humbja e elasticitetit të lëkurës apo ndryshimet në peshë. Lajmi i mirë është se ekzistojnë mënyra natyrale dhe efektive për ta përmirësuar pamjen e saj, pa pasur nevojë për ndërhyrje invazive. Në “Rreze Dielli” me estetisten Sidorela Gremi do të ndalemi te ushtrimet e thjeshta që mund të realizohen lehtësisht në kushte shtëpie, të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve të qafës dhe mjekrës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe kontribuojnë në një pamje më të tonifikuar dhe të shëndetshme të lëkurës.





















