Lamtumirë Mjekrës së Dyfishtë / Vetëm 5 minuta në ditë për të zhdukur varjen e gushës

16 Dhjetor, 13:13 | Përditesimi: 16 Dhjetor, 13:13

Mjekra e dyfishtë është një shqetësim estetik i zakonshëm që prek shumë persona, pavarësisht moshës apo peshës trupore. Ajo mund të shfaqet si pasojë e faktorëve të ndryshëm, si predispozita gjenetike, qëndrimi jo i rregullt i trupit, humbja e elasticitetit të lëkurës apo ndryshimet në peshë. Lajmi i mirë është se ekzistojnë mënyra natyrale dhe efektive për ta përmirësuar pamjen e saj, pa pasur nevojë për ndërhyrje invazive. Në “Rreze Dielli” me estetisten Sidorela Gremi do të ndalemi te ushtrimet e thjeshta që mund të realizohen lehtësisht në kushte shtëpie, të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve të qafës dhe mjekrës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe kontribuojnë në një pamje më të tonifikuar dhe të shëndetshme të lëkurës.

MC/Shqiptarja.com