Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pogaça me kos, perime dhe kopër / Salca Liptao. Gjithashtu Niki dhe Albana treguan mënyrën e duhur të sherbetosjes së bakllavasë.
Shëndeti dhe mirëqenia janë ndër shqetësimet kryesore të çdo familjeje, ndaj gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë zgjidhje natyrale për problemet e tyre shëndetësore. Pikërisht për këtë arsye, "Bima dhe Shëndeti" i dedikohet shqetësimeve të teleshikuesve. Në studion e "Rreze Dielli" specialisti i njohur i bimëve mjekësore Ylli Merja, i përgjigjet telefonatave të shumta të qytetarëve që ndajnë problematika të ndryshme shëndetësore. Përmes analizimit të simptomave të shprehura, ai shpjegon burimin e mundshëm të problemeve dhe ofron zgjidhje alternative, duke u mbështetur te kurimet natyrale, bimët medicinale dhe metodat më efikase tradicionale për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies.





















